Natë e nxehtë në “Dance with me”, Robert Berisha dhe Lei Kraja kërcejnë në tub

 

Mbrëmjen e djeshme spektatorët e spektaklit të kërcimit “Dance ëith me” kanë shijuar një kërcim shumë të nxehtë nga dy konkurrentë mjaft “hot”. Këngëtari i njohur Robert Berisha dhe prezantuesja e emosioneve sportive Lei Kraja nxehën atmosferën në skenë teksa performuan në një tub. Lei u shfaq e veshur me një body gri, ndërkohë bënte lëvizje sensuale gjatë kërcimit, shkruan Panorama Plus. Ndërsa Roberti u shfaq i veshur me një palë pantallona, ku binin në pah muskujt dhe tatuazhet në trup. Juria i vlerësoi ata të dy për performancën dhe guximin që patën për këtë kërcim. Ndërkohë që balerini i famshëm Kledi Kadiu në pozicionin e kryetarit të jurisë, zbuloi se Leila i kishte kërkuar ndjesë paraprakisht për performancën. Për këtë kërcim mjaft të nxehtë, juria dhe publiku i dhanë çmimin e parë për natën e djeshme.