“Nata më speciale ndër vite”, Stresi në krahët e një dashurie të re

Ai është përfolur gjerë e gjatë për lidhjet e tij të dashurisë, ndarjet, fejesën apo martesën e “kapjet mat” me vajza të njohura e të panjohura për showbiz-in.

Për shumë kohë, njerëzit shpresuan për një ribashkim mes tij dhe Keisit, por duket se diçka që thyhet njëherë, nuk mund të funksionojë më.

“Diçka që thehet, prapë kur ngjitet vrehet…”– thotë Mc Kresha. 😛

Mirëpo, kurrë mos thuaj kurrë! Në jetën tonë do të vijnë gjithmonë persona të rinj që do të na dhurojnë ndjenja të reja dhe kështu i ka ndodhur dhe Stresit.

Reperi “ka hapur zemrën” me ndjekësit në Instagram, teksa ka postuar në InstaStory një foto me një vajzë të cilës ia ka mbuluar portretin, ndërsa lë të kuptohet se është hedhur në krahët e një dashurie të re.

“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”– shkruan ai, teksa na bëri kuriozë të gjithëve për identitetin e vajzës.