Nascar publikon foton e litarit të Ku Klus Klan në garazhdin e Wallace: FBI bën zbulimin

Cështja Bubba Wallace vazhdon të krijojë debat e të gjenerojë tension në Shtetet e Bashkuara. Pas shumë kërkesash insistuese të ardhura nga tifozët, Nascar ka publikuar një foto të litarit për varje të gjetur në garazhdin e pilotit afroamerikan në Talladega, Alabama, në 21 qershor. Presidenti i serisë së motorëve amerikanë Steve Phelps ka dhënë një deklaratë në të cilën pranon se “të 29 cirkuitët ku garon Nascar e 1684 garazhdet u kontrolluan, vetëm 11 litarë të thurur u gjetën e vetëm një prej tyre kishte lak: ai në garazhdin e Bubba Wallace”. Phelps u shpreh i shqetësuar nga episodi, pavarësisht se një hetim i FBI kishte zbuluar se laku ndodhej aty nga 2019 e se nuk mund të ishte një shenjë intimidimi me sfond racist.

Wallace është piloti i vetëm me ngjyrë në Nascar e në javët e fundit ishte një nga mbështetësit kryesorë të lëvizjes Black Lives Matter mes sportistëve amerikanë. Inisiativës së tij i detyrohet heqja e flamurit të konfederatës nga garat, i konsideruar një simbol i skllavërisë e të nënshtrimit kunddrejt komunitetit afroamerikan.