NASA: Ka ujë në Hënë
NASA ka njoftuar se është gjetur ujë në Hënë.
Sipas kërkimeve, uji mund të shpërndahet drejtpërdrejt në sipërfaqen hënore, jo vetëm në pjesët e ftohta dhe të pandriçuara të hënës.
Zbulimi përfaqëson një përparim të madh në misionin e eksplorimit të pjesës tjetër të sistemit diellor, si dhe dhënien e një kuptimi më të mirë të sipërfaqes hënore
Pyetje të reja po ngrihen gjithashtu rreth asaj se si saktësisht uji mbërriti atje dhe si është në gjendje të mbijetojë në kushtet e vështira në Hënë.
“Ne konfirmuam ujin në sipërfaqen e Hënës për herë të parë me ndihmën e teleskopit SOFIA. Ne ende nuk e dimë nëse mund ta përdorim atë si një burim, por të mësosh rreth ujit në hënë është thelbësore për planet tona kërkimore,” njoftoi administratori i NASA-s, Jim Bridenstein.
Ai deklaroi se nuk dihet ende nëse mund të përdoret si burim. Detajet e zbulimit do të njoftohen në një konferencë shtypi që do të mbahet së shpejti.
Top Channel