Naomi Campbell vesh të njëjtin fustan pas 3 dekadash dhe duket mbresëlënëse

Naomi Campbell u shfaq në tapetin e kuq të “Furiosa: A Mad Max Saga” në Festivalin e Filmit në Kanë dje, e veshur me një fustan Chanel me të cilin u shfaq në pasarelë në vitin 1996. Edhe pse fustani i përket modës së rreth tre dekadave më parë, ai duket njësoj mbresëlënës edhe sot.

Supermodelja 53-vjeçare e mbajti fustanin pak më ndryshe në vitin 2024 sesa në 1996-ën. Në vitet ’90, vijat e tejdukshme u mbuluan me një këmishë saten që Campbell e mbante poshtë. Tani, megjithatë, ajo guxoi duke mos veshur gjë poshtë fustanit, përveç të brendshmeve të zeza.

Flokët e saj për shfaqjen e pasarelës ishin gjithashtu të kapura, ndërsa flokët e saj në Kanë ishin të lëshuara dhe me kaçurrela.

Një gjë dimë ta themi me siguri, që si veshja, si Naomi duken edhe më bukur 30 vjet më vonë.

popart.al