
Naomi Campbell paditet nga ish-partneri i saj
Së fundmi modelja Naomi Campbell është paditur nga ish-i dashuri i saj, për ‘para të huazuara’.
Sipas mediave miliaderi rus Vladislav Doronin pretendon se Naomi ka mbajtur disa nga pronat e tij.Vladislav ka treguar se pronat e tij kapin vlerën tre milionë dollarë dhe u shpreh se Campbell ka refuzuar t’i kthejë ato.
Nuk dihet ende se në cilën gjykatëu paraqitën dokumentet ose sa borxhe do t’ia kthejë Naomi ish-partnerit të saj.Pasuritë e tij përfshijnë një jaht, një avion privat, një shtëpi në Moskë, një banesë në Knights bridge dhe një shtëpi në Ibiza.
Dyshja asaj kohe u perfol për një fejesë apo martesë të mundshme, por ai ishte ende i martuar me gruan e tij, Ekaterina.Cifti u nda në vitin 1998 por nuk ishin divorcuar.