Naomi Campbell nudo për Vivienne Westwood, mahnit me format pothuajse 50-vjeç

Naomi Campbell i lë akoma të gjitha mbrapa. Bukuroshet Bella dhe Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe të tjera modele janë ndër më të kërkuarat dhe të paguarat, por kur del ‘Pantera e Zezë’ të gjithë rrinë e shikojnë. Tani, që është pothuajse 50 vjeç, Naomi pozon sërish nudo, duke i mahnitur të gjithë.

Top modelja më top, është absolutisht protagonistja e fushatës Pranverë-Verë 2020 të Viviene Westwood, fotografuar nga ikoniku Juergen Teller. Një bashkëpunimin që zgjat prej 30-vitesh ai mes Westwood dhe Naomi Campbell. Modelja ka sfiluar shumë herë për brandin e njohur, por nuk ka pozuar asnjëherë në një reklamë, deri më sot. Në fotot e realizuara së fundmi shfaqen përveç Naomi Campbell edhe stilistja Viviene Westwood, me figurën e saj të famshme ikonike me poza të pazakonta, bashkëshorti i saj dhe drejtori krijues i firmës Andreas Kronthaler dhe modelja Kandioura Fissourou.

Në fotot e realizuara Naomi Campbell pozon me veshjet e koleksionit, por në foton që po bëjnë xhiro në web ajo është plotësisht e zhveshur, e mbuluar nga një kapele e madhe dhe me taka shumë të larta. Në disa foto të tjera ku shfaqet me flokët e gjatë, deri tek të pasmet, Naomi sheh krenare objektivin e teller. Fiziku i saj i skalitur duket sikur s’njeh moshë, aq sa duket sikur fotoja është bërë në vitet 90.

‘Atmosfera e tokës, ngjyrat dhe mitologjia janë çelësi i zgjedhur për këtë reklamë. Po lexoj Mitologjinë dhe për këtë fushatë është sikur jemi në rrugën drejt parajsës dhe po transformohemi nga peshq në zogj…’ ka deklaruar stilistja. Më shumë se parajsë, teksa sheh trupin perfekt të Naomi Campbell në moshën 49 vjeçare, të vjen të mendosh se ylli ka bërë një pakt me djallin.