Naomi Campbell: Kondicionerët shkaktojnë rrudha
Një ndër emrat më të lakuar në botën e modës, është ai i Naomi Campbell, e cila së fundmi ka dhënë një këshillë të provuar të bukurisë.
Ajo zbuloi fundmi në “Architectural Digest” gjatë një turneu në shtëpinë e saj në Kenia, një nga sekretet e saj të bukurisë është se shmang kondicionerët, sepse beson se ato krijojnë rrudha.
Kujtojmë se Naomi Campbell i surprizoi të gjithë disa ditë më parë teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Naomi ndau në Instagram një foto të këmbës së fëmijës dhe i dedikoi disa fjalë shumë të ëmbla.
“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, ka shkruar modelja 50-vjeçare.
Së fundmi ajo ka rrëfyer momentin kur u bë nënë për herë të parë. Modelja ka treguar se kur u bë nënë, ishte duke dëgjuar Bob Marley-n.
“Muzika është me mua në momentet më speciale, ju e dini sapo u bëra mama dhe ndërkohë që vajza vinte në jetë, unë dëgjoja Bob Marley. Këto janë rrënjët e mia, e dini? Janë rrënjët e mia”, është shprehur Naomi Campbell.