Naomi Campbell kapet mat në një takim me këngëtarin 23 vite më të vogël
Javën e kaluar nisën thashethemet për një romancë mes tyre, pas flirtimeve në rrjetet sociale.Dhe duket se 48-vjeçarja Naomi Campbell dhe 25-vjeçari Liam Payne mund të kenë nisur të flasin me mesazhe në Instagram, që prej atyre ditëve. Kjo pasi dyshja u dallua duke dalë bashkë nga një lokal mbrëmjen e së martës, në Londër. Një dëshmitar arriti që të filmonte momentin kur dyshja doli nga eventi, ndërsa Naomi dukej sikur pëpiqej të mos dallohej, pasi mbante syze dielli. Të dy duket se e kishin organizuar takimin pas flirtimeve mes tyre në Instagram, shkruan Iconstyle. Liam, i cili ka qenë beqar që pas ndarjes nga Cheryl në korrik të vitit të kaluar, ishte ai që nisi flirtimin me supermodelen duke i komentuar. “Perfeksioni te një person. Mos më bëj atë shikim”, shkroi Liam. Kaq mjaftoi që fansat të nisnin të aludonin se mes tyre mund të niste një romancë dhe nuk është habi të ndodhë./Burimi: Daily Mail