“Nanën po ta rrahin se ka mbet pa ty”/ Gold Ag tregon se e dhunuara është nëna e një dëshmori në Kosovë
Rasti i publikuar ditën e sotme ku një infermiere ka dhunuar barbarisht një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ka nxitur reagime të ashpra në rrjet.
Reperi i njohur Gold AG ka zbuluar se e moshuara që ra pre e dhunës, është nëna e dëshmorit Taulant Nuraj. Në një reagim në rrjetet sociale, këngëtari i kërkon falje dëshmorit të ndjerë dhe thotë se nënën e tij e dhunuan se ishte e vetme.
“O Taulant Nuraj a na e bën hallall që ta kemi shkelë gjakun e nanën po ta rrahim veç që ka mbet pa ty”– shkruan reperi në Instagram.
Aurona Pelaj, infermierja që ka dhunuar barbarisht një grua në moshë në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, është pezulluar nga puna dhe është arrestuar.
Rasti ka ndodhur ditët e fundit, në Rezidencën për të Moshuarit në Pejë, e cila është private.
Ndërsa ç’ka e bën edhe më të rëndë rastin, është fakti se ndërsa një prej punonjëseve ushtron dhunë, koleget e filmojnë e qeshin me të moshuarën e cila shpërthen në lot dhe nuk mund të mbrohej dot, pavarësisht se po përpiqej.
Prokuroria Themelore e Pejës, sakaq, njofton se kanë angazhuar dy prokurorë për t’u marrë me rastin të cilët ndodhen në vendin ku dyshohet sa ka ndodhur vepra penale.
Top Channel