Nami zi/ Shoqja e ngushtë e Beatrixës do jetë konkurrentja më e re e BBV?!
Big Brother VIP” ka kaluar çdo pritshmëri, sa i përket shikueshmërisë dhe ndodhive në shtëpi. Personazhet e fundit që u bënë pjesë ishin Klaudii Nika dhe Big Mama. Por do të ketë vazhdimisht hyrje të reja. Ftesë kanë marrë shumë personazhe të njohur, ndaj dhe shumë emra janë aluduar në rrjet.
Së fundmi, Xhoi Jakaj, e ëma e Oriola Marashit, ka zbuluar në “Wake up” se edhe modelja ka marrë ftesë. “I ka ardhur, por nuk ka patur kohë”, tha psikologia. E pyetur se çfarë i kishte thënë ajo si nënë, Xhoi Jakaj tha: “Oriolës që 15 vjeç, i kam thënë: Zgjidh çfarë të përshtatet ty”.
Do të ishte shumë interesante ta shihnim Oriolën në shtëpi, duke marrë parasysh që brenda është edhe Beatrix, mikja e saj prej vitesh. Të cilën modelja e mbështet vazhdimisht, edhe publikisht. Na mbetet vetëm të shohim spektaklin e radhës.A do i ndryshoje situatat brenda shtepise Oriola Marashi?
Ndërkohë, ditën e djeshme ka reaguar ashpër, tezja e Beatrixës, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila hedh akuza të rënda mbi produksionin. Për “Kryefjala.com”, ajo i është kundërvënë produksionit për gjyqin që i është bërë dy të rinjve dhe presionin e krijuar prej tyre.
“Beatrixa s’ka qene shoqe e Bores dhe si detyrohet asgje. Shto ketu faktin qe Bora e Donaldi ishin te ndare prej 8 muajsh dhe mesa kuptoj e gjithe kjo u be per shoë dhe viktime e gjithe kesaj eshte Donaldi dhe Beatrixa. Produksioni duhet te kishte vene ne dijeni Donaldin qe Bora ka pranuar dhuraten e tij dhe e mbante, por ben te kunderten: futen Meridianin per ti dhene informacion qe jashte ti nuk e di ca behet . Mbase jam gabim po une si publik keshtu e perceptoj. Nuk mund te jete gabim të dashurosh dike qe te thot jam singel dhe ti je ajo qe dua”.
“Atyre po ju behet nje gjyq publik nga njerez qe s’kane asnje te drejte te japin, as marrin nga dy njerez qe pelqehen. Produksionit mbas daljes te Fifit ju duheshin keta te dy per shikueshmeri. Ata po e bastardojne dhe po demtojne imazhin e te treve dhe me vjen shume keq! Boll me se jane tre familje te cenuara moralisht! O te isha une kisha dal me kohe sepse nuk lejoj askend te cenoje privatesine! Po do doja te dilte sepse Trixa nuk i pershtatet ketij formati. Duhet te jesh cdo gje qe Trixa nuk eshte! Neve kemi menduar qe po futet ne nje program si Big Brother VIP, ku figurave publike ju mbrohet karriera, por shoh qe nuk dalin dot nga formati i “Perputhen”, ku per disa viewers kane shkelur mbi cdo parim”, tha nder te tjera Alberie Hadegjonaj.