Nami në Ksamil! Ç’ndodhi brenda club-it që marrosi VIP-at shqiptarë deri në të gdhirë

Ksamili është shndërruar vitet e fundit në një nga destinacionet më të preferuara të të gjithë turistëve jo vetëm për natyrën magjepsëse të tij, por edhe për plazhet unikale.

“Bianco Lounge Bar” qëndron në mesin e këtyre bukurive përrallore si një oaz qetësie dhe mrekullie sidomos për sunset view, e cilësuar si ndër më të bukurat në Ksamil e shoqëruar me muzikën më të fundit nga DJ-të residentë të këtij kompleksi.

Të joshur nga magjia e këtij clubi, shumë personazhë publikë shqiptarë si Monika Lubonja, Evi Reçi, Aulona Musta, Sheila Haxhiraj, Fatma Haxhialiu, Eva Murati, Ardit Çuni, Marjana Kondi, Armaldo Kllogjeri, Arjola Shehu, Kledi Hysa, Iva Tiço, Graciano Tagani, Gerta Gixhari, Ervin Kurti, Hygerta Sako, Orgesa Zaimi etj zgjodhën të kalonin fundjavën aty duke shijuar jo vetëm hotelin, kuzhinën mediterrane & aziatike, por edhe pishinën me standarte ndërkombëtare. “Infinity luxury pool” është krijuar enkas për të kënaqur shijet e klientëve si dhe për t`u dhënë atyre relaksin pas një javë të ngarkuar.

Për dashamirësit e jetës së natës, ky club hap dyert për të gjithë me një kapacitet deri në 1000 persona i vetmi në Ksamil në këtë dimension, por nuk mbaron këtu!

Ambientet e katit të parë të “Bianco Lounge Bar” ofrojnë mundësinë për afterparty me muzikë deri në orët e para të mëngjesit.

Ka ende, por duhet të shkoni vetë t`i zbuloni! Mos harroni të merrni me vete rrobat e banjos, aparatin fotografik dhe relaksi është mëse i garantuar!