Na paska fëmijë homoseksual?!

Nga Jonathan Pano

Kjo është “risia” e radhës nga Bashkia e Tiranës.

Pas shfaqjes me transgjinore tek liqeni artificial, ku prindërit ishin ftuar bashkë me fëmijët për të parë “spektaklin”, dhe pas martesës antiligjore në tarracën e Bashkisë Woke…

Tani në planin social strategjik 2025–2027, diskutuar dje në Komisionin e Financave dhe Buxhetit të Këshillit Bashkiak, ku unë drejtoja mbledhjen, është futur një perlë që nuk e gjen dot as në Amsterdam: Pika 5.6
Citoj:

“Rritja e kapaciteteve të stafit të NJVNR dhe punonjësve të mbrojtjes së fëmijës mbi çështjet e të drejtave të grupeve LGBTI dhe menaxhimin e rasteve.”

Menaxhimin e çfarë rastesh?!
Kush na qënkan këta fëmijë që kërkojnë “trajtim” për orientim seksual?
Askush nuk të jep përgjigje.

Vetëm një ideologji e sëmurë që ka zënë vend zyrtarisht në Bashki dhe fshihet pas fjalëve si “trajnim”, “kapacitete” dhe “të drejta”.

Sepse kur nuk ke asnjë politikë konkrete për jetimët, për fëmijët e dhunuar, për adoleshentët që rriten rrugëve apo për të miturit me çrregullime serioze psikologjike, atëherë merresh me prodhimin e “prioriteteve të reja” që nuk burojnë nga realiteti shqiptar, por janë në funksion të një axhende woke që vjen nga jashtë dhe po zbatohet verbërisht nga bashkia, edhe mbi

kurrizin e fëmijëve.
Ndërkohë që:
Nuk ka asnjë plan për fëmijët jetimë
Nuk ka asnjë strategji për të rinjtë që dalin nga institucionet
Nuk ka asgjë për fëmijët me probleme të shëndetit mendor
Nuk ka as mbështetje për viktimat e abuzimit apo trafikimit
Por për “rastet LGBTI”?

Ka kapitull. Ka trajnim. Ka fond. Ka prioritet.
Dhe e gjitha në emër të fëmijëve.
Në mbledhje, e ngrita si shqetësim. E pyeta relatoren. Dhe me plot gojë më tha:
“Orientimi seksual i fëmijës fillon në moshë të hershme.”

A jam çmen unë, apo keni lujt mendsh ju?!
Kam kërkuar që plani strategjik i Bashkisë woke të hiqet nga rendi i ditës i mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Pika 5.6 të fshihet dhe që prioriteti të shkojë tek grupet që vërtet kanë nevojë për mbështetje.
Na hapët barkun.

politiko.al