Na kishte shpëtuar ky detaj, në fustanin e Kiarës mbrëmë kishte një dedikim special për Luizin (foto)
Mbrëmja e djeshme ishte padyshim një ndër më të bukura e këtij “Big Brother” e mbushur plot me emocione të bukura dhe dashuri. Luizi suprizoi Kiarën në këtë Shën Valentin ashtu sic “i ka hije” një artisti: me një këngë dedikuar saj.
Por nga ana tjetër, edhe pse kaloi pa u vënë re, edhe Kiara kishte bërë një “dedikim” për Luizin. Në fustanin e saj të kuq, që e mbante veshur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, në anën e majtë të tij, ishte qëndisur shkronja L. Një dedikim ky pikërisht për dashurinë e saj.
Edhe pse Kiara nuk e vuri në dukje gjatë spektaklit, jmi të sigurtë që në momentin që fustani ka mbërritur në shtëpi, se bashku me Luizin e kanë parë këtë detaj kaq të vogël por domethënës. Dhe gjithashtu jemi të sigurtë edhe për lumturinë e këngëtarit pasi ka parë atë dedikim.
Në kuadër të “Shën Valentinit”, Vëllai i Madh organizoi një lojë për banorët, të cilët u ndanë në çifte. Loja u bë me makarona.Ai çift që lë më pak spageti në pjatë, do ketë një bonus nga Vëllai i Madh.
Çiftet janë këto: Maestro-Valbona, Luizi-Olta, Kristi-Bledi, Nita-Dea, Keisi-Tani, Beati-Diola, Kiara-Diola. Loja u shoqërua me batuta të shumta. Dea dhe Nita u shpallën fituese të lojës me makarona, e cila u organizua nga Vëllai i Madh në kuadër të “Shën Valentinit”, ditës së të dashuruarve.
Vajzat i kryen me suskes të dyja round-et e lojës, ndaj do të shpërblehen me një bonus nga “Big Brother”.Loja me makarona u shoqërua me batuta të shumta mes banorëve, sidomos mes çiftit Armaldo-Valbona.