“Na ka ndryshuar pak garderoba”- Turjan Hysko e filmoi fshehurazi, Orinda Huta nuk ia kursen një përgjigje publike partnerit

Orinda Huta dhe Turjan Hysko po presin me padurim të takojnë vajzën e tyre që do të vijë në jetë shumë shpejt.

Që pasi ndan lajmin e gëzueshëm me të gjithë në rrjete sociale, moderatorja nuk i kursen më pozat me barkun e rrumbullakosur.

Megjithatë, ndryshimet në trupin e këngëtares dhe në stilin e saj të jetesës nuk kanë si të mos vihen re. Bashkëshorti i saj, Turjani, vendosi që sot të ndante një detaj me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

Moderatori realizoi një video të partneres së tij, e cila nuk është në dijeni që po filmohet.

Orinda shihet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë jeshil, i cili i tregon shumë qartë se sa i është rritur barku nga shtatzënia.

“Na ka ndryshuar pak garderoba”,- shkroi Turjani me shaka krahas videos.

Pasi e ka parë, Orinda nuk qëndroi pa i kthyer një përgjigje publikisht Hyskos.

“S’po zgjedh dot atletet”, shkroi ajo, shoqëruar me emoji-n e një fytyre të nevrikosur.

Pak kohë më parë, teksa ishte i ftuar në një emision, Turjani tha se ende nuk e kanë përzgjedhur emrin për të bijën, por janë të bindur që ai do të fillojë me shkronjën “A”.