Na ka bërë të gjithëve krenar, Ermali në gjendje jo të mirë shëndetësore

Ermal Meta përmes rrjeteve sociale ka dhënë një lajm të keq për fansat e tij. “Ka disa ditë që pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës time janë ënjtur.
Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot po njësoj”, ka shkruar këngëtari në një story në Instagram.

Tg Com shkruan se për shkak të gjendje shëndetësore Ermal Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa angazhime në punë dhe projekte te tjera.
“Jam i detyruar të anuloj takimet me Peschici dhe Giffoni pasi duhet të zgjidh situatën. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi”.

Kantautori me origjinë shqiptare publikoi më pas dy foto të fytyrës së tij. Në të dyja imazhet shihet një sy veçanërisht i fryrë.
Kujtojmë se Ermal Meta na ka bërë të gjithëve krenar duke fituar Sanremon në Itali dhe duke bërë një përfaqësim super dinjitoz në Festivalin europian të këngës.