“Na i kanë marrë mjetet lundruese natën. Kemi kredi. Do hapim padi”
Ngjarja e Himarës, ku Jonada Avdia, humbi jetën në breg të detit nga një skaf me drejtues një ish-funksionar të Policisë së Shtetit, ngriti në këmbë qytetarët por edhe policinë.
Sekuèstrimi dhe bllokimi i mjeteve ujore nuk ka rreshtur. Mjetet të cilat janë pa dokumentet përkatëse janë bllokuar në të gjithë vijën bregdetare.
Pronarët e mjeteve ujore nuk janë dakort me këtë vendim të policisë dhe janë ngritur në prøtesta. Pas prøtestave në Vlorë dhe Velipojë, ditën e sotme pronarët e mjeteve ujore janë ngritur në në qytetin e Durrësit dhe në Dhërmi.
Pronarët shprehen se 3 ditë më parë, mjetet e tyre janë marrë gjatë natës, pa asnjë lloj njoftimi, ndërkohë që disa prej tyre janë dëmtuar.
Ata theksojnë se disponojnë liçenca, por ky lloj bllokimi po i shkakton një dëm tejet të madh ekonomik duke bërë që mos të arrijnë dot të paguajnë kreditë e marra për blerjen e mjeteve.
“I kanë tërhequr, i kanë shqyer. Kanë bërë çfarë u ka dashur qejfi në mënyrë të paligjshme. Na i kanë prishur mjetet, na kanë vjèdhur sende personale. Do hapim një padi, i ke me prova. Po bëjnë zgjedhje selektive”, tha ai.