“Na futën në sherr, debatuam se…”- Prej 10 vitesh me oficerin e policisë, Rozana Radi “hap” zemrën dhe flet si rrallë herë për partnerin: Ja pse nuk e bëj publik
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Rozana Radi është prej më shumë se 10 vitesh në një lidhje me një oficerin e policisë Shpëtim Karamushi.
Në një intervistë, ajo ka rrëfyer se “është mirë” dhe se përsoni që ka zgjedhur të ketë në krah nuk preferon të jetë publik, ndaj heziton të flasë për të nëpër intervista.
Rozana Radi shpjegoi edhe deklaratën e saj në emision ku u shpreh se “jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin”, duke theksuar se ishte vetëm një satirë dhe se lajmet që pasuan pas kësaj për një krizë në marrëdhënien e tyre, i futën në sherr.
“Isha një emision, ku pjesë e tij është satira përveç investigimit. Dhe thashë “jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin”. Pasi dola unë do të shkoja në plazh me të dashurin, shkruhej “u rilidh Rozana prapë”. Na futën me të vërtetë në sherr, se partneri më thoshte “si e ke thënë ti”. “Ore, nuk e kam thënë por shihe ndonjëherë emisionin”. “Nuk kam ku ta shoh, por ma thanë të tjerët.” Plasi sherri. Sherri u bë por mbasi ma bënë këta, nuk ishte se unë isha zënë.
Këta të lidhin, të ndajnë. Jemi mësuar me këto gjëra. Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. E ke parasysh kur përdor vetëm një labelo. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon as të dalë, as të flas për të, nuk dua që të kthehem në shtëpi, ta shohë e të zihemi dhe të më thoni ku e ke shkëlqimin Rozana”, tregoi ajo në emisionin “Goca dhe Gra”.
Aktorja zyrtarizoi lidhjen me Shpëtim Karakushin në muajin gusht të vitit 2018.