Na e paskan mbajtur të fshehtë, çifti i njohur i show-bizit i jep fund beqarisë, detaji që “zemëroi” fansat
Dy artistët e njohur, Genc Prelvukaj dhe partnerja e tij, Eni Koçi, i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh së bashku e kanë shpërndarë lajmin për fansat në rrjete sociale.
Në foto Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi. Në fakt, na e paskan mbajtur të fshehtë, pasi Eni ka konfirmuar vetë se janë martuar që nga prej vitit 2019.
“Z. & Znj. Prelvukaj. Të martuar që nga viti 2019”, ka shkruar Koçi në postimin e shpërndarë me ndjekësit.
Urimet kanë qenë të menjëhershme në hapësirën për komente që e kanë uruar çiftin e sapomartuar.
Për dyshen e famshme këto ditë është raportuar se janë në pritje të një fëmije, gjë të cilën nuk e kanë konfirmuar akoma.
(BalkanWeb)