Muzika “hit” vret Coronavirusin/Alores fton kolegët t’i bashkohen sfidës më të re të Instagramit

Muzika “hit” vret Coronavirusin/Alores fton kolegët t’i bashkohen sfidës më të re të Instagramit
Në Instagram sapo ka filluar një sfidë e re që mban emrin #Covid-19Challenge, e që ka për qëllim publikimin e këngëve më të preferuara të vetë këngëtarëve nga repertori i tyre, apo e fansave të muzikës. Nismëtari i kësaj sfide që i shërben çtensionimit të situatës së krijuar nga kjo pandemi e rrezikshme, është këngëtari i njohur Orges Qato (Alores). Me anë të një postimi të këngës së tij më të re me titull ”Himalaya”, artisti u ka shpallur sfidë jo vetëm kolegëve në muzikë, por edhe politikanëve e personazheve të njohur të medias, mes të cilëve; Flori Mumajesi, Robert Berisha, Kastro Zizo, Gent Fatali, Blero Muharremi, Bleona, Arilena Ara, Arian Çani, Blendi Fevziu, Sokol Balla, etj. “Muzika hit vret Coronavirusin! Unë të sfidoj ty me këngën time të re ”Himalaya”! #Covid-19challenge”, shkruan Alores, duke postuar për ndjekësit një pjesë nga kënga e tij më e re, që ende nuk ka dalë në treg. “Paranoja”, është klipi i fundit i artistit që jeton në Danimarkë, i realizuar si një film nga “Paraclitus pictures”, me tekst të shkruar nga vetë Alores dhe muzikë të producentit të njohur, Gent Myftaraj./Story.al

Kliko për të parë videot

IMG_9568

IMG_9569