Muza e frymëzimit tashmë për Feron është Nina! Reperi i dedikon këtë këngë vajzës së tij
Fero dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, u bekuan me një fëmijë që erdhi në jetë pak ditë më parë.
Reperi dhe modelja mirëpritën një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.
Çifti i njohur realizuan edhe setin e parë fotografik të vogëlushes së tyre, por duke mos e zbuluar ende portretin e saj.
Ditën e djeshme, 23-vjeçari zbuloi se ky ndryshim i madh në jetën e tij e ka frymëzuar për t’i dedikuar një këngë Ninës.
Fero ndau me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një pjesë të shkëputur nga projekti i ri muzikor dhe krahas tij shkroi “Kush po e pret hitin e radhës”, shoqëruar me emoj-in e një bebushi, nëpërmjet së cilit zbuloi se kënga është për të voglën e tij.
Arbenita dhe Fero u shprehën gjatë një interviste të dhënë më parë se i duan shumë fëmijët, prandaj mendojnë të bëjnë “një ekip futbolli”.