Muskuj dhe thinja, stili i 35-vjeçarit Nik Xhelilaj kthehet në trend në serialet turke
Nik Xhelilaj është padyshim një nga aktorët më të njohur shqiptar jashtë vendet, duke qenë se këto vite ajo është bërë pjesë e kinemasë turke dhe asaj gjeramne. Ai ka luajtur në disa filma në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka marrë pjesë në një serial historik turk që së shpejti do të transmetohet në Shqipëri, i quajtur “Kryeqyteti”. Mesa duket suksesi për Nikun do të vazhdojë, pasi vetë aktori ka zbuluar se së shpejti do të jetë pjesë e një tjetër seriali. Këtë detaj e ka treguar në një intervistë për “Nd’rrimin e natës”. Këtë herë roli do të jetë shumë i veçantë, pasi do të luajë një personazh me origjinë shqiptare nga Prizreni. “Tematika e filmit do të jetë me Sirinë dhe do e nis me rolin e një terroristi, por në serialet turke nuk dihet si përfundon”, ka thënë më tej Nik duke lënë surprizë detajet e tjera. Ndërkohë fansat e Turqisë kanë vërshuar në komplimente për rolin, por edhe për look-un e tij të veçantë, duke qenë se së fundit identifikohet për trupin me muskuj dhe thinjat në flokë. Sipas mediave turke, stili unik i aktorit 35 vjeçar nga Tirana, po shndërrohet në një stil unik që po e ndjekin djemtë turq me shije. Nik Xhelilaj shquhet për natyrën diskrete në publik, dhe ende nuk dihet asgjë për statusin e tij. Pyetjet që i bëjnë shpesh ndjekësit janë nëse është i dashuruar, por ai preferon të mos japë përgjigje. Në Instagramin e tij ajo poston foto vetëm ose me kolegë, duke ruajtur kështu një profil misterioz. Fama, pamja e kuruar dhe imazhi e bëjnë të duket gjithmonë e më shumë tërheqës për femrat, të cilat nuk rreshtin duke e komplimentuar, shkruan Panorama Plus.