Murgjit rezultuan pozitivë ndaj testit të drogës, boshatiset tempulli më Tajlandë!

Një tempull tajlandez ka mbetur pa asnjë murg pasi të gjithë dështuan në testet e drogës, duke bërë që të dëboheshin.

Katër murgj, përfshirë abatin, rezultuan pozitivë për metamfetaminë në provincën veriore të Phetchabun, sipas burimeve zyrtare.

Largimi i murgjve ka shkaktuar kaos në komunitetin lokal, i cili mbështetet tek ata për funksionet fetare.

Vitet e fundit, metamfetamina është bërë një çështje kryesore në Tajlandë, teksa konfiskimet e drogës kanë arritur nivelin më të lartë në vitin 2021, sipas Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin.

Vendi është një pikë kryesore tranziti për metamfetaminën. Droga vërshon në vend nga Myanmar, prodhuesi më i madh në botë i metamfetaminës.