Murgesha që mahniti ‘The Voice of Italy’ bëhet kameriere në Spanjë

Një murgeshë që u bë jashtëzakonisht e njohur pasi fitoi “The Voice of Italy”, ka mahnitur sërish shikuesit teksa njoftoi se tani është kameriere në Spanjë.

Dikur Motra Cristina Scuccia, nga Siçilia, mahniti anëtarët e jurisë, duke përfshirë të ndjerën Raffaella Carrà, gjatë audicionit të saj në vitin 2014, ku performoi hitin e Alicia Keys, “No One”.

Cristina, e cila në atë kohë ishte mes murgeshave në një manastir në Milano, fitoi konkursin e këngës. Ajo më vonë publikoi një album, të cilin ia dha Papa Françeskut, që ngjante me “Like a Virgin” të Madonna-s.

Tetë vjet më vonë, ajo njoftoi në “Verissimo”, talk show italian, vendimin për të ndryshuar.

E veshur me taka të larta dhe një kostum të kuq, me pirsing në hundë dhe flokë të lëshuar, ajo tha: “Besoj se duhet të dëgjoni zemrën tuaj me guxim. Ndryshimi është një shenjë e evolucionit.”

Cristina tha se fakti që nuk është më murgeshë – një vendim që u mor me ndihmën e një psikologu – nuk do të thotë se ajo ka hequr dorë nga besimi i saj. “Zgjodha të ndjek zemrën time pa menduar se çfarë do të thoshin njerëzit për mua,” shtoi ajo.

Ajo tha se tani jeton e lumtur në Spanjë, ku punon si kamariere.

Anabelmagazine