Murati në “PërPuthen”: Ja djali që shoh si konkurrent dhe me cilën nga vajzat s’mendoj të dal
Ndonëse është një hyrje e re në “PërPuthen”, Murati ka marrë shumë komente pozitive, dhe është kthyer në të parapëlqyerin e publikut.
Në puntatën e djeshme u lexuan disa pyetje dhe komente të publikut, që ishin kuriozë të dinin më shumë për djalin simpatik nga Turqia.
I pyetur se cilin nga djemtë e sheh si konkurrent të tij, ai përmendi emrin e Fationit.
Ndërkohë, i pyetur nëse do të dilte në takim me Ledianën, ai tha se momentalisht mendon se jo.
“Konkurrent shoh Fationin, i kam parë takimet e tij dhe më pëlqen mënyra se si i ngacmon vajzat. Me Ledianën kur kam ardhur nuk e kam menduar të dal me të, as tani nuk dua të dal me të, un nuk e di për të ardhmen, por tani jo. Melisa më tërheq më shumë fizikisht, është shumë e mirë”, u shpreh ai.
Top Channel