Murati i jep puthjen e parë Olës, Sindi shpërthen e revoltuar
Murati dhe Ola kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në “Për’puthen”, ku u panë shumë të afërt teksa konsumonin një drekë romantike me qirinj. Gjatë bisedës, Murati iu afrua Olës duke i hequr xhaketën dhe më pas i dha një puthje në qafë.
Ola: Nuk kam parë ndonjë kimi të madhe mes teje dhe Sindit. Nuk ka pasur afrimitet mes jush?
Murati: Mendon se mund të kesh ndonjë pëlqim tjetër?
Murati: Mos më thuaj pastaj mund të dalësh me të tjerë.
Ola: Si u ndjeve kur deklarova për pëlqimin për ty?
Murati: U habita dhe u kënaqa pak se pashë një gocë të bukur.
Ola: Më kujtohet kur erdhe dhe the kam ardhur vetëm për ty.
Murati: Po. Jam shumë xheloz.
Ola: Do ta shohësh veshjen time?
Murati: Po. Me gjithë qejf.
Nga ana tjetër, Sindi,vajza e cila u deklarua që është në program vetëm për Muratin nuk e ka pritur aspak mirë afrimitetin mes Olës dhe tij.
Pasi ka parë takimin e tyre, e ka cilësuar Muratin si cunak që bie pre e provokimeve.
Sindi: Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike.
Ola: Ti hipe mbi tavolinë.
Sindi: I sati takim ishte? I pesti. Mos hy në debat kur nuk ke diçka personale. Ti Murat je çunak akoma.
/iconstyle