Murat Basha pas daljes nga Infektivi: Stafi mjekësor, gati humbisnin ndjenjat nga vapa

Duke apeluar për shumë kujdes, pasi sië thotë vetë, virusi nuk është shaka, Murat Basha, ka fituar betejën me koronavirusin, e pas shtrimit në Infektiv, tashmë ndodhet në shtëpi.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe personazh i njohur legalist, nuk i kursen falënderimet për të gjithë ata që u kujdesen per te ne ditët e vështira te semundjes, qe nga shefja e Infektivit, mjeket, infermieret, kreu i PD-se, Basha, per interesin e vazhdueshem, dhe familja, per mbeshtetjen qe i dha. Ai njoftoi se qe nga data 22 korrik ishte ne beteje me COVID dhe perfundoi edhe i shtruar ne spital. Por, vetem dy dite me pare, pasi gjendja e tij u permiresua, ai doli nga pavijoni.

Postimi nga Murat Basha

Nga dt 22 Korrik, në betejë me Covid. Disa ditë në spital, së fundi jam në shtëpi. Prandaj nuk kemi komunikuar gjithë këtë kohë.Bëni kujdes se nuk është shaka. Falmnderit të gjithëve që jeni interesuar.

E kam detyrim moral por edhe njerëzor,të falenderoj me përulësi dhe emocion, të gjithë personat që u kujdesën për mua,por edhe për të sëmurët e tjerë. Pavarësisht kushteve…. Falemnderit prof,Najada Çomos, profesionistes, humanes, të palodhurës, gojëmblës e cila personalisht takonte dy herë në ditë çdo pacient. Të mirënjohurit prof, Tritan Kalos, dr Nevilës, etj.. kryeinfermieres Rita dhe gjithë stafit të infermierëve dhe sanitarëve, që punonin fort, në kushte tejet të vështira, që ndërroheshin me njëri tjetrin,derisa dehidratoheshin dhe gati humbisnin ndjenjat nga vapa…. Për Juna Krastën, të palodhururën, të gatshmen për gjithshka,e mrekullueshme dhe gojëmbël. Falenderoj Lulzim Bashën për interesimin dhe përkujdesjen. Prof,Tritan Shehun që u kujdes çdo ditë për mua. Në fund familjen që i shkaktova aq probleme. Falemnderit ZOTIT.