Mungesa e trajnerit të Çaljes, reagon presidenti i peshëngritjes: Kam qenë sportist rekordmen dhe trajner pranë klubit Partizani, ishte zgjedhja e Brikenit

Briken Çalja garoi ditën e djeshme në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020 në disiplinën e peshëngritjes deri në peshën 73 kg. Peshëngritësi kuqezi shkruajti historinë në kryeqytetin japonez, pasi me 341 kilogramët e ngritur në dygarësh arriti që të vendos rekord kombëtar duke e mbyllur garën në vendin e 4-të.

Pas këtij suksesi të arritur ajo që doli në pah ishte një skandal pasi në këtë olimpiadë mungonte trajneri i Çaljes, Gerald Tosku, ndërsa Brikeni shoqërohej nga presidenti i Peshëngitjes, Elez Gjoza dhe presidenti i KOKSH-shit, Fidel Ylli. Në një prononcim për MCN, presidenti Gjoza ka zbuluar edhe arsyen e mungesës së trajnerit Toksu, ndërsa ka treguar se ai vetë ka qenë trajner më parë.

“Kam qenë sportist rekordmen, kam qenë trajner pranë klubit të peshëngritjes “Partizani”, unë jam bërë trajneri i Brikenit me kërkesë të tij, absulutisht në kushte të pandemisë ishte e cunguar pjesmarrja e të gjithë trajnerëve. Me mirëkupitmn e Brikenit, ai më zgjodhi mua që të garonte në këtë olimpiadë. Kampionët marrin lëvdërime e urime, kampioni nuk gjykohet”.