“Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin se mendova kurrë”- Kryemadhi: Unë e dua! Në një moshë të re do e kisha vrarë veten për të
Deputetja Monika Kryemadhi është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë divorcin me Ilir Metën, duke shtuar se janë momente të vështira të jetës së saj emocionale.
“Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë”, deklaroi ajo në një konferencë për mediat, duke shtuar se e ka dashur dhe do vazhdojë ta dojë ish-bashkëshortin e saj.
Kryemadhi theksoi se “një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën”, por theksoi se tashmë prioritet janë fëmijët e tyre.
Monika Kryemadhi: “Janë në momente të vështira të jetës sime emoncionale. Çdo gjë e kisha menduar, por vetëm divorcin nuk e kisha menduar ndonjëherë. Mund të kisha krim pasioni me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar kurrë.
E kam dashur Ilir Metën dhe e dua, nuk ka rëndësi se çfarë bën ai. Ai është babai i fëmijëve të mi, më ka bërë kjo që jam, të jem vetevetja. Më ka lënë të jem e lirë, e drejtpërdrejtë, edhe impulsive edhe pse me kosto. Por kur një gjë mbaron, mbaron.
Nuk është çështja tek rikthimi, por tek ajo se si ti ndihesh. Por prioritetet e një gruaje si puna ime, janë fëmijët. Në një moshë të re mund ta kisha vrarë veten për Ilir Metën si Romeo me Zhuljetën, por tani e vras veten vetëm për fëmijët e mi.
Unë pavarësisht të gjithë gjërave, Ilir Meta ka qenë dhe është politikan patriot e serioz.
panorama.com