‘Mund të ketë bërë operacione plastike”, eksperti: Vis Martinaj është gjallë

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, thotë se Ervis Martinaj mund të jetë gjallë, përderisa kohë nuk është gjendur një kufomë. Eksperti shton më tej se ai edhe mund ti jetë nënshtruar operacioneve plastike.

“Mund të ketë bërë edhe operacione plastike. Ndoshta të gjitha palët mund të jenë të interesuar që mos ta gjejnë. Nuk është se grupi i tij apo strukturat e tij mungojnë. Nëse do të depërton policia mund të kemi të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin. Për aq kohë sa nuk ka kufomë ai është gjallë”– tha Softa.

Përderisa nuk ka një përgjigje konkrete nëse kemi të bëjmë me një individ të gjallë apo të vdekur, nuk përjashtohet edhe mundësia që të jetë vrarë, por edhe të këtë gjetur mënyrën për tu zhdukur. Përveç këtij nuk po arrihen të gjendet as miq të tij që janë lidhur me ngjarjet kriminale.

Ditën e vrasjes së Gentian Bjetjas është kërkuar miku i tij Eljon Hato, i cili nuk u gjet. Kemi në kërkim personazhe të botës së krimit, por nuk gjenden nga ana e policisë. Eljon Hato është kërkuar nga Rena në Shkodër dhe nuk është gjetur.

liberale.al