Muma zbulon sekretin, si e krijoi hit-in “Qe, qe”!

“Qe, qe” konsiderohet hit-i i këtij viti në tregun shqiptar të muzikës, një krijim i kënduar nga Doruntina Shala (Tayna), me melodi dhe vargje të Endrit Mumajesit (Muma).

Nga dita e premierës më 20 gusht, klipi grumbulloi mbi një milion klikime direkt pas lançimit, klikime që u shumëfishuan në muajt në vijim.

Por si lindi kjo këngë, melodia e të cilës dëgjohet në çdo ambient, lokal apo makinë? Krijuesi këtij hit-i, Endrit Mumajesi (Muma) në një intervistë për kopertinën e revistës “Story”, zbuloi sekretin e krijimit të këtij hit-i.

”Po luaja playstation, dhe bëra pauzë se më erdhi melodia e refrenit bashkë me tekstin nga hiçi. E regjistrova me voice recorder, e pastaj shkova në studio, hodha idenë dhe ia prezantova Cricketit. Më pas Tayna e pëlqeu shumë si demo, dhe kështu nisi kënga”, tha ai.

Nisur nga vargjet dhe fjalët e zgjedhura “Qe, qe” tingëllon si dorëzim i plotë dashurie ku i drejtohesh palës tjetër me zemrën në dorë.

E pyetjes nëse kur e krijoi po imagjinonte njerëz duke kërcyer, apo njerëz të përlotur më këtë melodi e vargje, Muma iu përgjigj: “Qe qe” është po aq sa dorëzuese dhe ironike, sepse ka gjëra që na i falin, po s’kemi guxim t’i marrim sepse u stepemi përgjegjësive. “Qe, qe”, është dhe dorëzim kundrejt një nënteksti “Qe-Urdhëro, ama më duaj!”, tha Muma, i cili është dhe autori i shumë hit-eve në muzikën shqiptare./www.story.al