Muma dhe Elinel godasin me duetin e tyre, kjo është kënga “Për tradhëtinë” që të bëhet fiksim!
“Për tradhëtinë” titullohet klipi më i ri i Endrit Mumajesit (Muma), kësaj here në një duet të goditur me reperin e njohur nga Kosova, Elinel.
Më datë 29 Shtator 2021, Muma & Elinel publikuan videoklipin “Për tradhëtinë”, e xhiruar në një shtëpi mbuluar nga pluhuri i vetmisë, ku ndjehet edhe trishtimi i stinës së vjeshtës. Muzika e këngës u punua nga Endrit Mumajesi, Elinel dhe Cricket, i cili realizoi dhe produksionin audio, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi & Elinel.
Kënga ka arritur të marrë mijëra klikime brenda natës në kanalin Youtube, ndërkohë që shumë fansa kanë shkruar në postimet e tyre se tashmë kjo këngë u është bërë fiksim. Fabula flet për një histori tradhëtie, që lë gjurmë në jetën e dikujt. Ky është dueti i fundit i Mumës, pas superhitit “Pa ty”, ku u shfaq në klip me Dafina Zeqirin.
Përveç përfshirjes në projektet e fundit të albumeve të Arilena Arës, Elhaida Danit, etj, dhe si autor i teksteve për shumë artistë të njohur, Muma tashmë po del me projektet e tij si këngëtar. Vitin e kaluar ai bëri bujë me hit-et “Një herë në jetë” kënduar nga Dafina Zeqiri apo “Qe qe” nga Tayna, ndërsa këtë vit me “Magdalena” kënduar nga Flori Mumajesi dhe Tayna. /Story.al