Muaji i vonuar i mjaltit/Vilma Masha arratiset me bashkëshortin 4 muaj pas dasmës

Në shtator të 2018-s, moderatorja e njohur Vilma Masha kurorëzoi dashurinë e saj disavjeçare në martesë. Por për shkak të angazhimeve me programet në ‘Digitalb’, duket se muaji i mjaltit u shty vetëm për tani, në janar të këtij viti. Moderatorja shqiptare vendosi të arratiset nga i ftohti në Shqipëri, për të shijuar temperaturat e larta dhe bukurinë e plazheve të Republikës Dominikane.
Vilma ka publikuar prej një jave foto nga plazhet që ka vizituar, ku duket super në formë dhe e lumtur, shkruan Iconstyle. Moderatorja ka zbuluar pas dasmës private dhe planet për një fëmijë, duke shprehur dëshirën për t’u bërë nënë së shpejti.