‘Muaji i zgjidhjeve të problemeve! Parashikimi i horoskopit për Korrikun nga astrologu Jorgo Pulla

Në rubrikën “Parashikimi i Yjeve” në emisionin “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Korrik për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Jorgo Pulla shenjat më me fat për muajin Korrik janë Gaforret dhe Bricjapët. Ka një ndikim favorit dhe është një mundësi shumë e mirë sidomos për Gaforren, shenjë e cila ka një ndikim shumë të madh këtë muaj. Më datën 3 korrik kemi Hënën e plotë, kemi gjithashtu ndikimet e planeteve që kanë të bëjnë me ndikimin e Diellit në trekëndësh me Hënën dhe Mërkurin, planeti i komunikimit me Afërditën, planetin e dashurisë. Çdo gjë do të jetë e favorizuar në këtë kohë në lidhje me paranë si dhe me nismat e reja sa i takon çështjeve të punës. Eshtë një periudhë me shumë mundësi në realizimin e gjërave që nuk janë mundur të realizohen më parë.

Kujdes dhe vëmendje kërkohet për Dashin e 10-të ditëshit të tretë, Peshoren e 10-të ditëshit të parë dhe Ujorin e 10-të ditëshit të dytë. Kujdes nëse kanë probleme me ligjin, është mundësia që këto probleme të mund të zgjidhen.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për muajin Korrik 2023.

Dashi

Shenja e Dashit ka mundësi të zgjidhë disa çështje pune apo disa probleme të vogla që kanë me persona të tretë. Gjithashtu është një mundësi e mirë për 10-të ditëshin e tretë për një problem që kanë patur me Akrep, për t’a zgjidhur në këtë periudhë, pasi është një problem që lidhet me punën dhe mundësitë janë shumë të mëdha falë ndikimit planetar në këto dy shenja. Sa më shumë vonoheni në zgjidhjen e një situate apo problemi aq më i vështirë do të bëhet ai për t’u zgjidhur. Muaji Korrik sjell shumë favorizime në këtë drejtim, zgjidhja e problemeve do të jetë më e lehtë se ç’ju mendoni. Momenti dhe koha e duhur për të vepruar është çelësi i suksesit. Gjithashtu ndikime pozitive do të ketë në fushën e punës dhe karrierës, një çështje pune apo një punë të re keni mundësinë për t’a zgjidhur nga data 14 deri më datë 24 korrik. Ndërsa në anën shpirtërore vëmendje duhet të bëni me Luan të 10-të ditëshit të parë dhe Bricjap të 10-të ditëshit të tretë.

Demi

Si shenjë e Tokës, për Demin është një moment që duket mjaft i favorshëm në blerje dhe investime. Nëse veproni përgjatë muajit Korrik do të dilni shumë të fituar, pasi është një moment shumë i favorshëm. Të lindurit e 10-të ditëshit të parë dhe të tretë do të kenë shumë mundësi pozitive, në lidhje me ndryshime të reja, ndërsa 10-të ditëshi i dytë fokusin më të madh do ta ketë tek çështjet ekonomike financiare. Nëse merrni një kreditim për hapjen e një biznesi apo një diçka tjetër, e mira është që të përdoret vetëm për qëllimin që keni dhe jo t’a shpërdoroni për diçka tjetër. Duhet patur shumë kujdes në këtë aspekt! Është një moment shumë i favorshëm për të përfituar në çështje ekonomike, në njerëz të rëndësishëm që do takoni. Keni mundësi shumë të mira dhe në çështje dokumentacioni, pasi ky është një muaj i begatë. Në çështjet shpirtërore, një dashuri e munguar apo një lidhje problematike është momenti tani t’a zgjidhni. Në lidhjet me Ujor dhe Virgjëreshë kujdes nga ndërhyrjet e të tretëve. Stabilizimi i punës, i dashurisë dhe vazhdimësia është e mbarë për Demin përgjatë muajit Korrik. Pak vëmendje dhe kujdes në një udhëtim në javën e parë të muajit.

Binjakët

Janë në qendër të vëmendjes Binjakët në këtë periudhë në fushën e punës dhe të karrierës. Nëse keni probleme në lidhje me ligjin, në lidhje me disa çështje që nuk i keni zgjidhur akoma prej shumë kohësh, apo keni bërë një debat, ka ardhur koha të bisedoni dhe të zgjidhni problemet njëherë e mirë, pasi ky muaj jua jep këtë mundësi. Një çështje pasurie të paluajtshme që kanë Binjakët në lidhje me kadastrën do zgjidhet pikërisht tani. Është pikërisht kjo periudhë tepër pozitive, mos lini asnjë ditë të këtij muaji pa e shfrytëzuar në zgjidhjen e problemeve dhe arritjen e qëllimeve tuaja. Ky muaj, si në vendim marrje ashtu dhe në realizime ka një vlerë shumë të madhe dhe për muajt që do pasojnë. Nëse nisni diçka tani është koha dhe momenti më pozitiv i vitit. Vazhdimësia ekonomike duket se është në rrugën e duhur. Koha më e përshtashme për zgjidhjen e problemeve është nga data 6 deri më 18 korrik. Në çështjet shpirtërore lidhjet me probleme që keni pasur me Peshore dhe me Ujor i zgjidhni tani.

Gaforrja

Është muaji juaj, një muaj perfekt dhe ideal ku do të merrni veçse përfitime. Përgjatë këtyre muajve keni dhënë shumë, por nuk keni marrë aq sa duhet, keni trokitur diku por ajo derë nuk është hapur. Por tani, ka ardhur momenti që çdo derë të hapet për ju si dhe të merrni të gjitha meritat dhe përfitimet që ju takojnë. Vetëm për një gjë duhet të keni kujdes, duhet të ecni me një plan të qartë, vetëm atëherë do të dilni shumë të fituar. Ndikimi planetar që ju favorizon në fushën e intuitës ju jep mundësi për të planifikuar më së miri hapat e rinj që do ndërmerrni. Ky muaj i cili është muaji i Gaforres është aq i mirë sa do të ndihmojë dhe shenjat e tjera rreth saj. Keni mundësi pa fund në lidhje me punën, në lidhje me ekonominë, kryesisht në shitblerje. Ata që janë në kërkim të një pune të re, e marrin. Në çëshjet që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet me pengesa Gaforre – Peshk dhe Gaforre – Peshore duhet pasur kujdes dhe vëmendje sepse mund të prisheni për një fjalë goje apo për një ndërhyrje të të tjerëve. Koha më e përshtatshme e zgjidhjeve të problemeve familjare apo dashurore është nga fillimi i korrikut deri më 25 gusht. Gjithashtu do përfitoni disa para të pamarra nga një çështje gjyqësore që do të fitoni. Ka shumë përfitime ky muaj për ju!

Luani

Luanët do stabilizojnë një punë të re që kanë marrë me djersën e tyre. Para 6 muajve kanë patur një problem në këtë drejtim dhe duket se tani ka ardhur koha që drejtësia të shkojë në vend dhe të marrin atë që ju takon me të drejtë. Është një moment shumë i mirë për Luanët dhe këtë punë që do t’a nisin tani apo çdo lloj nisme apo projekti do të kenë suksese shumë të mëdha. Është një moment për të stabilizuar gjithçka keni në mendjen tuaj, vendosini në zbatim dhe në punë dhe do të dilni vetëm të fituar. Fusha ekonomike gjithashtu do të ketë një ndikim të favorshëm, vetëm nëse keni plan për një kreditim, prisni dhe pak, mos u nxitoni! Një gëzim shumë të madh do t’a keni pikërisht në këtë muaj, mund të jetë një shtatzëni, ardhja e një fëmije në jetë apo një tjetër gëzim që ka të bëjë me familjen tuaj. Për ata që kanë në plan për të udhëtuar është momenti më i mirë i mundshëm. Gjithashtu për ata që janë jashtë, kanë mundësi shumë të mira në çështjet e dokumentacionit. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor dhe me Gaforre të 10-të ditëshit të dytë duhet të bëjnë pak kujdes, mos u nxitoni.

Virgjëresha

Kanë shumë plane Virgjëreshat, por ajo që mund të veçohet është puna dhe familja. Familja, pasi kanë shumë gjëra që i kanë lënë pas dore, ndaj është e mira të marrin pak pushime nga puna dhe të fokusohen tek udhëtimet familjare. Në fushën e punës kanë pasur problem me një dokumentacion i cili do të zgjidhet dhe për këtë do gëzohen shumë. Përgatituni për një punë të re sidomos 10-të ditëshi i parë dhe i dytë kanë një ndikim shumë të madh në stabilizimin ekonomik dhe në anën shpirtërore. Çdo gjë që nis Virgjëresha në këtë periudhë do e realizojë me shumë sukses, pasi është një moment shumë i mirë, ka jetëgjatësi në kohë, mundësitë që planetet ju japin janë të mëdha. Mërkuri në trekëndësh me Saturnin ju fal një komunikim tepër pozitiv dhe gjashtëkëndëshi me Jupiterin ju fal financa të sigurta. Shumë para do ju ofrohen, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm për të shfrytëzuar më së miri këtë moment. Mund të keni një ngritje në detyrë, një rritje page, puna juaj aktuale do të vlerësohet më së miri. Në çështjet e lëvizjeve nga një qytet në tjetrin apo nga një vend në tjetrin e keni mundësinë. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak, Ujor dhe Bricjap duket se janë tepër pozitive. Ju që jeni në një njohje është koha e duhur për t’a kthyer në një lidhje serioze, njohjet dhe lidhjet që bëhen këtë muaj nuk kanë ndarje.

Peshorja

Përgjatë këtij muaji Peshorja duhet të ketë pak vëmendje në burimin e informacioneve. Pa qenë të sigurtë mos bëni asnjë veprim, pasi mund të rrezikoni. Mendoni dhe analizoni! Mos dëgjoni njerëzit që flasin pas krahëve, mos dëgjoni fjalë që ju nuk i keni thënë. Kujdes më të madh në këtë drejtim duhet të kenë Peshoret e 10-të ditëshit të tretë. Keni mundësi që të ecni përpara në gjëra të mëdha. Do të ketë zhvillime të reja në punën tuaj si dhe në karrierë, ku më i favorizuar do të jetë 10-të ditëshi i dytë. Në çështjet shpirtërore lidhjet me pengesa dhe disi me probleme mund të jenë me Gaforre dhe me Shigjetar. Kini pak kujdes sepse ndryshe mund të jetë paraqitur një situatë dhe ndryshe është në të vërtetë. Qëndroni larg thashethemeve! Vazhdimësia në çështjet ekonomike është ideale, ndërsa në dashuri, e favorizuar është një lidhje me jashtë, ka shance bashkimi.

Akrepi

Duhet patur kujdes në lidhje me një çështje ligjore të ndodhur disa kohë më parë, konkretisht në vitin 2021, një vit pak problematik për Akrepin. Por duket se tani ka ardhur momenti i duhur për stabilizimin dhe për zgjidhjen e shumë çështjeve nga e kaluara. Në këtë muaj vihet drejtësia në vend. Dëgjoni shumë dhe flisni pak, kështu do dilni të fituar. Duket se gjithçka është në dorën tuaj përsa i përket pasurisë së paluajtshme apo çdo gë tjetër që i takon fushës ekonomike financiare. Ndikimi planetar do t’ju japë mundësi të mëdha, çdo gjë mund të arrihet falë zgjuarsisë dhe maturisë. Megjithatë në çështjet e punës apo në vendime që mund të merrni kujdes, mos u nxitoni edhe pse jemi në një muaj shumë pozitiv. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe Peshk janë ideale, mundësi të reja keni me Dem. Një njohje të re mos hezitoni t’a ktheni në serioze.

Shigjetari

Baza e Shigjetarëve është paraja. Kanë disa gjëra të mëdha për të mbyllur nga e shkuara. Është koha dhe periudha më e mirë kjo falë dhe fenomeneve dhe ndikimeve planetare. Do të jetë një muaj shumë i mirë për Shigjetarët, sidomos në stabilizimin ekonomiko-financiar. Gjithashtu mund të bëjnë një lëvizje shumë të madhe në lidhje me jashtë, kanë mundësinë e realizimit të një pune të re apo një punë të dytë, e cila do rezultojë shumë fitim prurëse. Lëvizjet është mirë t’i bëjnë në 10-të ditëshin e parë të këtij muaji, është koha më perfekte. Ndërsa në anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore të 10-të ditëshit të parë dhe me Dem të 10-të ditëshit të dytë duket se janë më të favorizuara, kurse me Ujor mund të shkohet deri në martesë.

Bricjapi

Është një periudhë me shumë ndikime për Bricjapët, fokusi i të cilëve do të jetë ekonomia. Mund të lëvizin nga një vend pune në një tjetër, dhe kjo do të jetë në favorin e tyre. Do të rezultojë një lëvizje pozitive dhe ndryshimi duhet nisur që në këtë muaj, është periudha më e mirë e mundshme. Të tre 10-të ditëshat kanë shance në këtë drejtim, duket se më në fund do të arrini të ndjeheni të kënaqur dhe të plotësuar në punën tuaj. Ndërsa në anën shpirtërore duhet të jeni më të vëmendshëm, kujdes Bricjapi i 10-të ditëshit të dytë. Nëse keni një lidhje me Gaforre ose me Dash mos u nxitoni, sepse lidhet shumë me ekonominë, lidhet shumë me familjen dhe me ndërhyrjen e të tretëve. Kujdes, komunikimi është çelësi i marrëdhënieve të suksesshme! Për të palidhurit mundësitë janë të mëdha me Dem, Virgjëreshë dhe Akrep. Për ata që janë në diasporë është një muaj shumë i mirë sa i takon çështjeve të dokumentacionit.

Ujori

Janë pak në dilema Ujorët për punën e tyre, pasi ndryshe kanë rënë dakord dhe ndryshe ka rezultuar puna më vonë. Nuk keni pse të debatoni, pasi ka ardhur momenti që të tjerët do ta kuptojnë rëndësinë e punës tuaj dhe sa të nevojshëm jeni ju. Ujorët e kanë këtë problem që gjithnjë firmosin në mirëbesim, e kanë gabim, çdo kontratë apo çdo firmë e hedhur duhet të lexohet me vëmendje. Megjithatë nuk ka vend për t’u shqetësuar. Ekonomia duket e stabilizuar, ndërsa sa i takon anës shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak të 10-të ditëshit të parë, Peshore të 10-të ditëshit të tretë është mundësia dhe momenti më i mirë i mundshëm i qenë ndonjëherë dhe koha ka treguar se jeni me shumë fat dhe stabilizimi, momenti është tani. Deri më datën 20 korrik keni mundësinë për të zgjidhur gjithçka ashtu si ju e doni.

Peshqit

Fokusi më i madh për Peshqit në këtë periudhë do të jetë tek familja. Ju që nuk keni krijuar akoma një familje apo ju që keni disa probleme në familjen tuaj është koha e duhur për të stabilizuar gjithçka, pasi mundësitë nuk do mungojnë në këtë drejtim. Gjithashtu është një periudhë shumë e favorizuar sa i takon ndryshimeve. Mund të keni ndryshime 100% totale në punë dhe në jetën tuaj. Për ju që jeni jashtë, do merrni një lajm apo një gëzim shumë të madh, mund të jetë një bashkim familjar apo një dokument që e prisni prej kohësh të cilin e merrni. Për shenjën e Peshqëve është koha që të shikoni gjithçka në anën tuaj dhe të shikoni me detaje çfarë ju duhet. Energjia pozitive triumfon, çdo gjë është në dorën tuaj këtë muaj! Në çështjet shpirtërore, një lidhje me probleme e prishur për faj të të tjerëve duket se do të stabilizohet.