Muaji i fundit, ç’duhet të prisni nga Dhjetori? Parashikimi përmbyllës
Jorgo Pulla ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin për të ndarë me shikuesit parashikimin e yjeve për muajin e fundit të vitit 2022, dhjetorin. Jorgo u shpreh me bindje të plotë se ky është dhjetori shfaqet pozitiv dhe mjaft beneficial.
“I vetmi Dhjetor që jep mundësi të mëdha në muajt që do të vijnë2023 nuk është vit që do bëhet nami, por kërkohet vëmendje, laps e letër. Ky muaj jep sinjale pozitive për 2023 të paktën deri në Maj.” – duke i paraprirë vitit 2023.
Duke qenë se po lejmë pas një vit, Jorgo shprehu se dhjetori shpesh shfaqet si një muaj melankolik:
“Dhjetori është busulla ose termometri që mat temperaturën në muajt që do të vijnë. Vërtetë është muaj festash e gëzimesh, por ka dhe çështje psikologjike, mendojmë të shkuarën. Meqenëse është muaj i begatë është muaji i planeve të mëdha. Në Janar e tutje vazhdojmë pastaj.”
Ndërkohë që nga data 8 e deri më datë 20 duhet të kemi kujdes në çështjet ekonomike sipas astrologut, nuk themi menjëherë po, duhet të mendojmë edhe pastaj të veprojmë.
Si çdo herë, Pulla zbuloi edhe shenjat e favorizuara për këtë muaj që janë Dashi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Nga ana tjetër e medaljes, shenjat që duhet të bëjnë kujdes janë Binjakët, Shigjetari dhe Peshqit. /abcnews.al