“Mua më ka vdekur mamaja nga kanceri”, banorët shpërthejnë në lot pas historisë që dëgjuan (video)

Në të gjithë botën tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të ka n ce rit të gjirit. Andaj, në kuadër të kësaj fushate janë bashkuar edhe banorët e ‘’Big Brother VIP Albania’’ të cilët kanë ndarë me njëri-tjetrin dhe publikun rrëfime nga jeta e tyre duke përcjellë mesazhe shumë të rëndësishme.

Rrëfimet e tyre ishin me të vërtetë shumë prekëse dhe të gjithë kanë shpërthyer në lot. Sabiani nuk e përmbajti dot veten kur foli mbi humbjen e nënës, teksa u shpreh se kishte menduar mos ta ndante kurrë këtë histori. Po ashtu, Paloma rrëfeu se kishte humbur një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetë nga beteja me këtë sëmundje, të motrën. Iliri rrëfeu historinë e asistentes së tij ndërsa Sheila të hallos.

Por më e dhimbshme ishte historia e Sabianit.