“M’u shpif vetja! Kisha arritur në një pikë ku…”/ Aktorja Jennifer Lawrence zbulon arsyen pse u “zhduk” nga sytë e publikut
Në fillim të vitit 2018, Jennifer Lawrence ishte një nga aktoret më të paguara në botë. Katër filmat e saj të fundit “Passengers”, “Mother!”, “Red Sparrow” dhe filmi i 12-të i X-Men, “Dark Phoenix”, u shoqëruan me një lumë kritikash.
Në kopertinën e dhjetorit të “Vanity Fair”, aktorja 31-vjeçare foli për rolin e saj si yll filmi dhe tregoi arsyen pse e kishte të nevojshme që të qëndronte larg vëmendjes mediatike për disa kohë.
“Nuk po jepja diçka cilësore, siç duhej të jepja. Mendoj se të gjithëve ju bëra bajat. M’u shpif vetja. Sapo kisha arritur në një pikë ku nuk mund të bëja asgjë siç duhet”,- u shpreh aktorja.
Lawrence tha gjithashtu se kurrë nuk do ta kalojë traumën që ka pësuar kur fotot e saj nudo u publikuan në internet në vitin 2014.
“Trauma do të ekzistojë përgjithmonë,”– pranoi Lawrence.
Vajza të tjera të famshme, përfshirë Rihanna-n, Selena Gomez dhe Kim Kardashian, gjithashtu kanë përjetuar të njëjtën ndjesi kur llogaritë e tyre në “iCloud” u hakeruan.
Lawrence së shpejti do të shfaqet në komedinë e fundit të Adam McKay, “Don’t Look Up”. Krahas Lawrence, filmi ka një kast të mbushur me yje si Leonardo DiCaprio, Meryl Streep dhe Jonah Hill, si dhe shumë të tjerë.
Aktorja është e vendosur që së bashku me bashkëshortin, Cooke Maroney, të mirëpresë një fëmijë vitin e ardhshëm.