“Mu prezantua si mbretëresha e ‘twerk’-ut/ Arjoni zbulon si u njoh me modelen: Sa e takova e kuptova… (FOTO)
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjoni dhe Serena, janë çifti më i ri i showbiz-it shqiptar. Ata ishin mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin “N’Kosovë show”, ku folën më gjatë për lidhjen e tyre, si janë njohur dhe planet për të ardhmen.
Arjoni tregoi se me Serenën është takuar menjëherë pasi doli nga “Për’puthen” dhe ajo i ishte prezantuar si “Mbretëresha e Twerkut”. Madje ai ka shtuar se që në takimin e parë e ka kuptuar se Serena ishte partnerja që kërkonte.
“Te Serena më pëlqen bukuria, format trupore, zgjuarsia dhe që i ka të buta (i referohet të pasmeve)”, tha ai.
Nga ana tjetër, modelja zbuloi se e kishte pikasur Arjonin që kur ishte pjesë e “Për’puthen”. Ajo shtoi se i kishte pëlqyer shumë si nga pamja ashtu edhe nga karakteri i tij.
Ish-konkurrenti i “Përputhen” tregoi se ata janë 24 orë bashkë dhe nuk ndahen për asnjë moment.