“M`u mbushën sytë me lotë”; Arbana rrëfen historinë pas fustanit të saj të nusërisë!

Tashmë, dasma e tyre është prej dy ditësh kryefjala e mediave rozë: Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj thanë “Po” gjatë një ceremonie luksoze në Toskanë të Italisë. Për të ftuarit e zgjedhur në ditën e rëndësishme për të, moderatorja pati një kërkesë: të mos postohej asnjë foto apo video nga dasma, në rrjetet sociale.

Megjithatë, disa copëza të vogla nga ceremonia u zbuluan përmes disa fotove apo videove të shkurtra që qarkulluan në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Arbana vetë ka reaguar për herë të parë pas dasmës. Përmes disa postimeve në Instastory, ajo falenderoi publikun, por edhe ata që e ndihmuan duke ia bërë këtë ditë edhe më të bukur.

Këtu ajo zbuloi një detaj të vecantë: Fustanin e bardhë, për te cilin u kujdesën Marcela Lati dhe Armand Peza, Arbana e mori si një dhuratë nga ata, jo vetëm për ta shijuar ajo vetë, por që ta veshë edhe vajza, Zoi kur të rritet e të përjetojë ditën e saj të rëndësishme.

Bordo