“M’u mbushën sytë me lot!”, ishte vetëm 13 vjeçe, Ronela Hajati zbulon një nga momentet më emocionuese
Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Karrierën e saj në muzikë ajo e ka nisur shumë herët.
Përpara se të konkurronte në spektaklin “Star Academy”, Ronela ka qenë pjesë e emisionit të njohur “Ethet e së premtes”.
Së fundmi, Ronela ka publikuar një video nga audicionet e saj në këtë spektakël, kur ka qenë vetëm 13 vjeçe. Ajo ka treguar se e ka gjetur videon në arkiva dhe ajo e ka emocionuar shumë.
“Ishin ‘Ethet’ e para dhe kur kam fituar këtë fazën jam hedhur përpjetë nga gëzimi si kurrë ndonjëherë! M’u mbushën sytë me lot kur e pashë, ndoshta nga naiviteti, dashuria e madhe dhe ëndrrat e pafundme për muzikën, e nëse do kisha mundësi do e përqafoja veten fort kur shoh sa shumë gjëra kanë ndikuar në karakterin tonë! Ama shpirtin, sytë, shprehinë dhe dashurinë e kam të njëjtën … si ditën e parë që pashë kamerat kur u ndezën! Kam qenë vetëm 13 vjeç dhe më konsideronin si ‘përjashtimin’ e konkursit se isha shumë e vogël…. sot pas 17 viteve i lutem Zotit për shëndet e jetë të gjatë se Ronela e vogël e meriton t’i realizojë gjithë ëndrrat e saj!”, ka shkruar Ronela.