“MU DUK VETJA SI CRISTIANO RONALDO”/ Luizi tregon për mbështetjen që gjeti kur doli nga spitali
Duket se këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, e ka kuptuar se fansat nuk e kanë braktisur dhe se ka nga ata që e besojnë dhe i qëndrojë afër. E sigurisht që kjo gjë e ka bërë të ndihet ndryshe.
Teksa ndodhej jashtë bashkë me Tea Trifonin, Luizi ka treguar për turmën e njerëzve që iu mblodhën para spitalit, ku u dërgua që të bënte analizat.
Artisti tregoi edhe për fjalët që i kishin brohoritur mbështetësit e tij që të qëndrojë i fortë. Këngëtari nuk e kurseu as një batutë gjatë fjalës së tij duke thënë se u ndje si Cristiano Ronaldo për një moment.
Kujtojmë që të martën mbrëma teksa mbërriti në spital për të kryer analizat, Luizi u prit nga një grup fansash të cilët kanë kuptuar që ai po dilte nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi çdo gjë u bë në transmetim Live.
Ata dëgjoheshin teksa thërrisnin me zë të lartë: “Forca Luiz të duam”.