‘Mu dasht me ardhë me t’pa ndër vorre’/ Nëna i vdiq 2 orë para koncertit, tenori Ramë Lahaj prek me shkrimin: Pa buzqeshjen tënde jam i vyshkur

Lahaj shkruan se ende nuk mund ta besojë që ajo ka ikur nga kjo botë, teksa thotë se për një moment mendoi se do të ktheheshin bashkë në shtëpi.

Tenori shqiptar, Ramë Lahaj humbi njeriun më të shtrenjtë të jetës së tij, nënën. Ai ka prekur zemrat e të gjithëve me një dedikim të ndjerë për të.

Lahaj shkruan se ende nuk mund ta besojë që ajo ka ikur nga kjo botë, teksa thotë se për një moment mendoi se do të ktheheshin bashkë në shtëpi.

“Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.“Gabeli jot”, shkruan ai krah fotos më të bukur teksa shihet duke u kujdesur për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝐑𝐚𝐦𝐞 (@ramelahaj)

Ngjarja tragjike ndodhi dy ditë më parë. 2 orë pasi nëna i kishte ndëruar jetë, tenori mbajti një koncert në Prishtinë, koncert të cilin e la përgjysëm dhe u kërkoi falje të gjithë atyre që kishin shkuar ta dëgjonin.

(a.b)/dosja.al