Mr.Big tregon momentin e sikletshëm me Carrie-n gjatë skenave në shtrat

Aktori Chris Noth, i cili luante rolin e Mr.Big në serialin “Sex and the city”, ka treguar i ftuar në “The Kelly Clarkson show”, disa nga skenat e tij të preferuara me Sarah Jessica Parker.

“Skena ime e preferuar është kur ajo lëshoi gazra në shtrat. Po përpiqesha ta bëja siç duhet sepse jam ekspert në atë punë dhe ajo futi kokën poshtë çarçafëve. I thashë ‘jo, jo mos u fut aty’, -tregoi Noth.

Aktori kujtoi edhe një skenë tjetër që e ka bërë për të qeshur.

“Ajo shkoi të merrte një gotë me verë dhe unë vendosa një balon në karrige, kur u kthye u ul aty dhe plasa në të qeshura”-tregoi Noth, 66 vjeç.

Një skenë tjetër që ai nuk e harron është kur Sarah ra në liqen. “Më shijoi shumë hedhja në liqen, e xhiruam vetëm një herë atë pjesë. Ishte shumë e bukur. Ka patur shumë moment të bukura në atë serial, ishte bekim”-tha aktori.