Mozzik u largua nga “ON Records”, Kida i kthen shpinën

Reperat e njohur Mozzik dhe Getinjo u kthyen në lajmin e ditës, pas largimit të papritur nga kompania që i menaxhonte “ON Records”. Ishte Getinjo ai që e publikoi i pari lajmin, pas të vilit reagoi edhe Mozzik në Instagram. Pas tyre foli menaxheri i tyre Met Elshani, duke bërë të ditur se vëllezërit Aliu kanë shkelur kontratën dhe do të ndiqen penalisht, dhe se ata ende vazhdojnë të jenë pjese e ON Records, deri në momentin e ndërprerjes së kontratës. Nga ana tjetër mikesha e Mozzik, Kida direkt pas lajmeve ka ndarë një foto me fansat me lokacion stodion “On Records”, duke njoftuar publikimin së shpejti të këngës së saj më të re. Duket se Kida i ka kthyer shpinën Mozzik, pasi e ka fshirë edhe nga lista e miqve në Instagram. Ky veprim tregon më së miri se raportet mes tyre janë krisur dhe ajo mban anën e kompanisë që menaxhon dhe atë si këngëtare, edhe pse Mozzik ende vazhdon ta ndjekë Kidën.