Mozzik, reperi i hit-it “Kokaina” ndalohet nga policia

Mozzik aktualisht gjendet në Kosovë. Reperi shumë i pëlqyer tashmë edhe jashtë trojeve shqipfolëse, është ndaluar dje nga Policia e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur fillimisht vëllai i tij Getinjo e më pas edhe Mozzik, duke ripostuar fotografinë e njëjtë që realizoi Geti.

Mozzik-2

“T’thojsha mos u gut”, ka shkruar Getinjo, duke bërë me dije se Mozzik u ndalua nga shpejtësia. Në foto, artisti i hit-it “Kokaina”, shihet duke pritur gjobën e shkruar për të, shkruan Prive. Nëse nuk e dini, Mozzik jeton që një kohë të gjatë në Zvicër, bashkë me gruan e tij Loredanën dhe tashmë edhe vajzën e tyre Hanën.