Mozzik nuk ishte i duhuri? Loredana fejohet me një tjetër, shfaq unazën me gur të bardhë, nuk di të ndalë me postimet…

Loredana ka publikuar ditën e sotme një video në Instastory, ku bie në sy një unazë në gishtin e fejesës dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ajo mund të jetë fejuar.

Pas ndarjes nga Mozzik duket se Loredana ka gjetur dashurinë e vërtetë. Ajo është përfolur për një kohë të gjatë për një lidhje me reperin gjerman KMN Zunën, me të cilin kalon shumicën e kohës. Ata nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht që janë në një marrëdhënie, por provat flasin të kundërtën.

Madje mund të themi se janë fejuar.
Loredana ka publikuar ditën e sotme një video në Instastory, ku bie në sy një unazë në gishtin e fejesës dhe kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ajo mund të jetë fejuar.

Unaza duket tipike fejese, me një gur të bardhë dhe nuk ia kemi parë më herët reperes, madje në foton e fundit nuk mban asnjë aksesor në dorën e majtë.

Loredana e ka mbushur instastory-n plot e përplot me video në të cilat tregon dorën që të duket unaza.

Fansat mendojnë se është fejesë, mirëpo dihet se artistët duan të luajnë pak me imazhin e tyre dhe të kuriozojnë njerëzit ndaj gjithçka është e mundur, mund të jetë dhe një lojë nga ana e Lorit.

(A.B)/Dosja.al