Mozzik na tregon përse nuk duhet të pendohemi asnjëherë
Reperi i famshëm Mozzik po korr një sukses të jashtëzakonshëm me prurjet e tij muzikore ku më e fundit është bashkëpunimi me Tayna, “Edhe Ti” që është gjithashtu pjesë e The Top List.
Duke i’u përgjigjur disa pyetjeve të fansave të tij në Instagram, këngëtari vendosi të përcjellë edhe një mesazh që na vlen të gjithëve.
I pyetur nëse është penduar për ndonjë gjë kohët e fundit, Mozzik ka treguar se për të ndjenja e pendesës as që ekziston.
“Asgjë…asgjë që ndodh nuk është rastësore kështu që gjithçka ndodh për një arsye dhe asnjëherë nuk ka vend për pishman” -shkruan ai në Insta Story.