Mozzik na tregoi se kur e ka bërë milionin e parë!

Reperi Mozzik i është kthyer ndjekësve në rrjete sociale përmes një sesioni të pyetje-përgjigjeve.

Kurreshtja ishte e madhe sa i përket shumë gjërave.

Një prej ndjekësve, pyeti Mozzik-un nëse duhet shkruar ish-it dhe ai u përgjigj drejt me një “jo”, duke ngritur dyshime sa i përket raportit të tij personal me ish-partneret që ka pasur (e që sigurisht, ajo që na kujtohet është Loredana).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Por, një tjetër detaj që ka marrë vëmendje është sa i përket pasurisë së reperit 26 vjeçar.

I pyetur se kur është bërë milioner, ai ka thënë që kjo ka ndodhur në moshën 25 vjeçare, pra vitin e kaluar.

Në mesin e pandemisë kur për shumëkë kjo ka qenë periudha më sfiduese financiarisht, Mozzik ia ka dalë të “bëjë milionin e tij të parë”, në të cilin, një shtysë goxha të madhe duket se ia ka dhënë investimi në kriptovaluta, krahas aktivitetit të tij muzikor.

Javë më parë, ai zbuloi fitimet marramendëse në vlerë disa milionëshe nga investimet në këtë industri. /Prive.al