Mozzik & Getinjo në gjyq me kompaninë që i menaxhonte, zbuloni dëmshpërblimin marramendës

Lajmi më i zhurmshëm në mediat shqiptare pak javë më parë, ishte ai i largimit të vëllezërve të njohur të muzikës, Mozzik dhe Getinjo nga kompania “On Records”, që menaxhohet nga Mehmet Elshani. I pari që foli për prishjen e bashkëpunimit ishte Getinjo, pas të cilit erdhi menjëherë reagimi i Elshanit, i cili tregoi se largimi ka qenë i njëanshëm nga kompania e tij, për faj të dy reperave. Ai paralajmëroi vëllezërit se do të përballen në Gjykatë për prishjen e kontratës menaxheriale. Ndërkohë zbulohet se në datë 12 shkurt është seanca e parë gjyqësore, për të cilën pala paditëse pra kompania “On Records” kërkon dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar kompanisë, shumën prej 1.2 milion Euro.