Mozzik foli për dashurinë dhe me ose pa dëshirë, sytë u kthyen nga Loredana

Mozzik ka vendosur të ndajë disa përgjigje me fansat në rrjet e përpos muzikës, vëmendja u fokusua edhe tek dashuria (khum khum). Dhe në fakt, reperi i bëri të gjithë të qeshin me përshkrimin e tij për romancën.

Nëse Mozzikut do t’i duhej t’i vendoste një emër dashurisë, si do ta quante? – pyetje e një prej ndjekësve kjo. “Një këmbë në ujë, një këmbë në zjarr”, është shprehur reperi. Dhe po, nuk mund të mos e shoqëronte përgjigjen me një ikonë të qeshure. Nuk do mend që me kaq, të gjithë i drejtuan sytë tek Loredana. (Shumë telashe ka kjo vajzë, edhe kur nuk i kërkon vetë).

Mozzik ka treguar edhe këshillën më të vlefshme që i ka dhënë e ëma. “Mos u bëj qiri, të digjesh për të gjithë”, është përgjigjur reperi, duke cituar kështu të ëmën. Dhe duket se kjo i ka vlejtur jo pak Mozzikut si në karrierë, ashtu dhe në jetën personale. E kur një nga ndjekësit e pyeti për protagonisten e vetme të jetës së Mozzik – Hanën – ky i fundit u shpreh se vogëlushes i flet shqip.

Dhe kështu, mjaftuan pak përgjigje që reperi të zbulonte disa detaje nga jeta e tij.

News31.al